Sneaker Retro Cremona
Me TVSH, pa dërgesën
109,90 €
Ngjyra: E bardhë
- Dërgesa në gjithë Kosovën brenda 1–3 ditëve pune
- Paguaj me para në dorë kur ta marrësh porosinë
- Ndërrim i lehtë i numrit falas në dyqan, 14 ditë
Për këtë produkt
Sneaker Retro me shojë gome të qepur dhe faqe të lëmuar — klasike e qytetit. Materiali sintetik me pamje lëkure është i lehtë dhe mirëmbahet pa mundim. Kallëpi është i gjerë sa duhet për këmbën tonë; nëse je mes dy numrave, merr më të madhin.
Shkon me xhinse, me tuta dhe me kostum të lehtë. Kujdesi: mjafton një leckë e lagur; thahet shpejt.
Kodi i artikullit: MM-SNK-1063
Materiali
Material sintetik; astar lëkure.
- Shojë gome e qepur
- Astar lëkure
- Shtrat i heqshëm
- Gjuhë e mbushur
- Ngjyra: E bardhë
Dërgesa & kthimet
Dërgojmë në të gjithë Kosovën brenda 1–3 ditëve pune për 2,50 € — falas për porosi mbi 50 €. Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut: 2–4 ditë, 5,00 €.
Paguan me para në dorë kur korrieri ta sjellë porosinë — ai të telefonon para se të vijë. Mund ta marrësh edhe vetë në dyqanin tonë në Albi Mall.
Numri nuk të rri? Ke 14 ditë për ta ndërruar ose kthyer — e papërdorur, në kutinë origjinale. Ndërrimi në dyqan është falas.











