Sandale me Rripa Lecce
Me TVSH, pa dërgesën
84,90 €
Ngjyra: Konjak
- Dërgesa në gjithë Kosovën brenda 1–3 ditëve pune
- Paguaj me para në dorë kur ta marrësh porosinë
- Ndërrim i lehtë i numrit falas në dyqan, 14 ditë
Për këtë produkt
Vera fillon këtu: Sandale me Rripa që shkojnë me shorce, me fustan dhe me pantallona liri. Kamoshi i butë është i trajtuar kundër ujit, ndaj nuk ke pse ta ruash vetëm për ditët e thata. Kallëpi është i gjerë sa duhet për këmbën tonë; nëse je mes dy numrave, merr më të madhin.
Për plazh, për qytet dhe për mbrëmjet në verandë. Kujdesi: vetëm furçë kamoshi dhe spërkatës mbrojtës, asnjëherë krem.
Kodi i artikullit: SC-SDF-1048
Materiali
Kamosh viçi; shtrat anatomik.
- Rrip me tokëz
- Shtrat anatomik
- Shojë gome
- Ngjyra: Konjak
Dërgesa & kthimet
Dërgojmë në të gjithë Kosovën brenda 1–3 ditëve pune për 2,50 € — falas për porosi mbi 50 €. Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut: 2–4 ditë, 5,00 €.
Paguan me para në dorë kur korrieri ta sjellë porosinë — ai të telefonon para se të vijë. Mund ta marrësh edhe vetë në dyqanin tonë në Albi Mall.
Numri nuk të rri? Ke 14 ditë për ta ndërruar ose kthyer — e papërdorur, në kutinë origjinale. Ndërrimi në dyqan është falas.











